Në ndeshjen e javës së 29-të të Serisë A të Brazilit, Gremio humbi 3-1 nga Palmerias në shtëpi dhe tifozët e kthyen gjithçka në fushëbetejë.
Tifozët e Gremios, të cilët nisën të futeshin në fushë me fishkëllimën e fundit të ndeshjes, filluan të thyejnë gjithçka përballë tyre.
Ndërsa lojtarët u panë duke u strehuar në tunel të frikësuar, huliganët thyen kamerat dhe rrëzuan dhe shkelmuan kabinën ku ishin bërë kontrollet e VAR. Me policinë janë përplasur edhe tifozët që kanë dëmtuar pothuajse çdo material në fushë.
A melhor parte do jogo entre palmeiras e Grêmio 😂 https://t.co/33HhGO1zjS
— Erick ❗️ (@erickmarttyns2) November 1, 2021
Në ndeshje, një gol i Gremios u anulua pas kontrollit të VAR-it, ndërsa një penallti për Palmeiras u akordua me aktivizimin e sistemit VAR.
Policia e operacioneve speciale u caktua në stadium për të kontrolluar audiencën e zemëruar të Gremios, i cili është në vijën e rënies dhe ka fituar vetëm një herë në 8 ndeshjet e fundit.
Përveç kësaj, disa tifozë të Gremios dhe tifozë të Palmerias filluan edhe përleshje fizike në tribuna, e që pamjet tashmë janë bërë edhe virale në internet. /Telegrafi/
#Gremio fans, dissatisfied with the referee's decision in the #Palmeiras match in #Brazilian Serie A, entered the field and destroyed the #VAR system. pic.twitter.com/Wd256S1R23
— gdh news (@gdhnews) November 1, 2021
💥Palmeiras maçındaki hakem kararlarından memnun olmayan Gremio taraftarlarının, sahaya girerek VAR'ı yıktığı görüntüler:https://t.co/1zUc64rdhB
— 2dkspor (@2dk_spor) November 1, 2021
https://twitter.com/sopetas24/status/1454990990645862400