Telegrafi

“I çmenduri” Keita Balde, kompleton het-trikun për pesë minuta dhe thyen rekordin e Shevchenkos (Video)

Sulmuesi i Lazios, Keita Balde ka thyer rekordin për het-trikun më të shpejt në Serie A.

Keita Balde po tregon çdo ditë e më shumë talentin e tij te Lazio.

Sulmuesi senegalez ka shënuar sot(diel) het-trikun më të shpejt në histori të Serie A.

Lexo po ashtu Vetëm Shevchenko ka shënuar het-trik më të shpejtë se Belotti në Serie A në shekullin XXI (Video)

Balde ka arritur të shënoj tri gola për vetëm pesë minuta ndaj Palermos, me golin e parë që erdhi në minutën e 21, i dytë në 24-in dhe i treti në 26, përcjell Telegrafi.

Kështu, senegalezi ka arritur të thyej rekordin shumëvjeçar të legjendës së Milanit, Andriy Shevchenko, i cili kishte shënuar het-trik për vetëm shtatë minuta. /Telegrafi/