Sulmuesi i Lazios, Keita Balde ka thyer rekordin për het-trikun më të shpejt në Serie A.
Keita Balde po tregon çdo ditë e më shumë talentin e tij te Lazio.
Sulmuesi senegalez ka shënuar sot(diel) het-trikun më të shpejt në histori të Serie A.
Balde ka arritur të shënoj tri gola për vetëm pesë minuta ndaj Palermos, me golin e parë që erdhi në minutën e 21, i dytë në 24-in dhe i treti në 26, përcjell Telegrafi.
Kështu, senegalezi ka arritur të thyej rekordin shumëvjeçar të legjendës së Milanit, Andriy Shevchenko, i cili kishte shënuar het-trik për vetëm shtatë minuta. /Telegrafi/