Shah Faisal Shinwari nuk ka hezituar që të hidhet në ujë, nga ura 12 metra e lartë.
Por, rënia e keqe në ujë dhe paniku, ka bërë që 17-vjeçari të mos mund të notojë si duhet dhe të fillojë të fundoset, transmeton Telegrafi.
Pasi kërkon ndihmë, atë e ndihmojnë duke e nxjerrë në breg, por gjendja tij është e rënduar.
Në përfundim të videos së postuar më poshtë, Shinwari kërkon nga të gjithë që të mos e provojnë një sfidë të tillë, sepse është e kotë dhe e rrezikshme. /Telegrafi/