Është zhvilluar një tjetër finale e Copa Libertadores dhe sërish fituesi ishte nga Brazili, pasi nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me dy skuadra braziliane që luanin në finale.
Botafogo ka triumfuar në finalen e madhe të zhvilluar në Estadio Monumental në Beunos Aires me rezultat 3-1 ndaj Atletico Mineiro.
Ndeshja nuk mund të kishte nisur në mënyrë më të çmendur. Në sekondën e 30-të, Botafogo që ishte favorit në letër mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Gregore u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit.
No less than a minute into the Copa #Libertadores final between Atletico Mineiro and Botafogo and Botafogo are now down to 10 men thanks to this ridiculous foul from Gregore on Fausto Vera 😮
South America, never change. pic.twitter.com/7Wx64LuNun
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) November 30, 2024
Përkundër se gjatë gjithë ndeshjes me një futbollist më pak, Botafogo dominoi në finalen e madhe të Copa Libertadores.
Fillimisht në minutën e 35-të Luiz Henrique kaloi në epërsi Botafogon dhe shtatë minuta më vonë i njëjti lojtar fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Alex Telles për 2-0.
Atletico Mineiro e filloi në mënyrë fantastike pjesën e dytë kur në minutën e 47-të shënuan për ta ngushtuar epërsinë në 1-2.
CAMPEÕES DA AMÉRICA!🏆🌎
BOTAFOGO FAZ HISTÓRIA E CONQUISTA A CONMEBOL LIBERTADORES 2024! É O NOSSO TEMPO, FAMÍLIA!🔥🤍#TempoDeBotafogo pic.twitter.com/kysAsd5d74
— Botafogo F.R. (@Botafogo) November 30, 2024
E gjithë skuadra shkoi në sulm për ta kërkuar golin e barazimit i cili nuk erdhi kurrë dhe Botafogo realizoi edhe golin e tretë në minutën e 90+7 me anë të Junior Santos.
Ky ishte trofeu i parë në Copa Libertadores për Botafogon dhe vazhdoi dominimi i skuadrave braziliane në këtë garë.
Në gjashtë vitet e fundit në Copa Libertadores kanë triumfuar skuadrat braziliane si Palmeiras dhe Flamengo nga dy herë si dhe Fluminense së fundmi. /Telegrafi/