Telegrafi

I ‘çmendur’ Mërgim Berisha – shënon dy gola të bukur për Salzburgun në Ligën e Kampionëve

Mërgim Berisha nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Ligës së Kampionëve te Red Bull Sazburgu.

Lojtari shqiptar ka arritur është edhe në takimin ndaj Lokomotivës së Moskës t’i shënoj dy gola qysh në pjesën e parë.

Ishte minuta e 28-të, kur Berisha e kaloi Salzburgun në epërsi, e që tregoi se është nata e tij më e mirë.

Kur ishte minuta e 41-të, Koita asistoi te mesfushori shqiptar, që shënoi një gol të bukur, për të dyfishuar epërsinë e skuadrës austriake.

Kujtojmë se me këto dy gola, Berisha ka arritur në kuotën e katër sosh, derisa ka bërë edhe një asistim.

Lojtari shqiptar është vetëm dy gola pas Erling Haalandit, që aktualisht është golashënuesi më i mirë në pesë katër xhiro që i ka zhvilluar. /Telegrafi/