Pasagjerët nuk dinin se ku të shihnin kur një burrë i zhveshur filloi të vallëzonte rreth një tubi në një tren në Londër.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, burri i cili nuk është identifikuar ishte krejtësisht i zhveshur kur ai po bënte marifetin.
Ndërsa shumica e udhëtarëve vendosën të injoronin atë, njëri prej tyre vendosi të regjistronte incidentin në telefonin celular ndërsa disa të tjerë mund të dëgjohen duke qeshur.
Një zëdhënës i policisë britanike të transportit tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për pamjet e videos, të postuara në Twitter, duke treguar një njeri që kërcen lakuriq në një tren”.
“Pamjet aktualisht po rishikohen me një përpjekje për të identifikuar burrin që po vallëzonte”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=z3WorcUJ2jo