Telegrafi

Çmendet Samsung! Telefon dual-core me 2GHz?

Madje, kjo kompani për një kohë të gjatë ka thënë se është duke planifikuar që ta lëshojë në shitje një model të telefonit të mençur, i cili do të bazohet në dy bërthama dhe 2GHz, dhe 2GHz për secilën prej bërthamave.

ARM tashmë e ka të gatshëm dizajnin e dual-core Cortex-A9, i cili me siguri se do të lidhet me modelin e ri të telefonit të mençur të cilin do ta ofrojë kompania Samsung.

Për më shumë, është thënë se Samsung do ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së çipit edhe për prodhuesit e tjerë të telefonave mobil, gjë që nënkupton se ne jo-domosdoshmërisht duhet të blejmë telefon nga Samsung për ta përdorur një procesor kaq të fuqishëm. / Telegrafi /