Carles Puyol beson që Barcelona mund ta shkruajë historinë e Ligës së Kampionëve duke e kthyer rezultatin 4-0 nga ndeshja e parë me Paris Saint-Germain, ku ish-skuadra e tij u turpërua.
Angel Di Maria shënoi dy herë, ndërsa Julian Draxler dhe Edinson Cavani shtuan nga një gol për ta mbyllur një ndeshje perfekte përballe Lionel Messit dhe shokëve të tij.
Forma e Barcelonë është në rënie dhe kjo u vërejt edhe në ndeshjen në kampionat kundër Leganes 2-1, ku skuadra fitoi me mjaftë vështirësi.
Shumë pak njerëz besojnë që Barcelona do ta kthej rezultatin, por për Carles Puyol kjo nuk është e pamundur, ndërsa ai ka përdorur edhe fjalë motivuese për ish-bashkëlojtarët e tij.
“Është koha që skuadra të bashkohet”.
“Duke qëndruar së bashku mund të kalohet edhe kjo situatë. Ne e dimë që rezultati në Paris dhemb, por nëse ka ndonjë ekip në botë që mund ta kthej këtë rezultat, ajo ekip është Barcelona”.
“Është rezultat i vështirë, por jo i pamundur. Kjo skuadër ka pasur këso rezultatesh në vitet e fundi dhe e meritojnë besimin”.
“Unë jam me ta deri në vdekje, jo pse ata janë shokët e mi, por te Barcelona të gjithë jemi në një anije”.
“Ne nuk duhet ta përballojmë këtë me dyshime. Duhet të luftojmë deri në fund”, ka thënë Puyol.
Mbrojtësi spanjoll të gjithë karrierën ia kishte kushtuar klubit të Barcelonës, ku për 15 vite luajti në skuadrën e parë.
Ai ka shënuar 12 gola duke e fituar gjashtë herë kampionatin, dy herë Kupën dhe shtatë herë Superkupën e Spanjës.
Në Evropë ai fitoi tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë Superkupën, ndërsa dy herë me Barcelonën fitoi edhe titullin e botës për klube.
Ai ka fituar edhe Kupën e Botës edhe Kampionatin Evropian me fanellën e Spanjës. /Telegrafi/