Telegrafi

Çmendet Perez, 60 milionë euro për Bale

Sipas The Telegraph, Los Blancos janë marrë vesh me Spursat që t’i informojnë ata nëse dëshirojnë ta shesin Bale gjatë verës.

Uellsiani mund të bëhet ‘Galaktiko’ i dhjetë i Florentino Perezit, pasi që ky i fundit po planifikon një projekt të ri për madrilënët gjatë verës.

Paraqitja e anësorit në ndeshjen kundër Lyonit në Ligën e Evropës ishte e monitoruar nga Reali dhe lojtari u përshkrua si ‘Ronaldo me këmbë të majtë’. Andre Villas-Boas e ka vendosur uellsianin pas dy sulmuesve shumë shpesh këtë sezon, gjë që ka rezultuar që ai të shpërthejë me 21 gola në 36 ndeshje.

Bale ka qenë sensacional këtë edicion duke shënuar vetëm një gol më pak se Karim Benzema(13) e Gonzalo Higuain(9) bashkë./Telegrafi/