Telegrafi

Çmendet Neymar, e rrëzoi duke e shtyrë dhe pastaj e goditi me top kundërshtarin

Neymar Jr humbi absolutisht nervat e tij pasi Al Hilal u ndal me barazim tronditës kundër Navbahor në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ali Albulayhi shpëtoi një pikë teksa shënoi një në minutat e fundit shtesë për të zhvlerësuar golin e Toma Tabatadze të mysafirëve të Navabahor.

Skuadra saudite dështoi të mposht homologët e tyre nga Uzbekistani, pavarësisht se u mburr me lojtarë si Ruben Neves, Malcom dhe Aleksandar Mitrovic.

Për të mos përmendur Neymarin, i cili humbi gjakftohtësinë në minutën e 60-të të ndeshjes, disa minuta pasi skuadra e tij ishte në disavantazh.

 

Ish-superylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain qëndroi mbi topin për një goditje dënimi dhe sulmoi Abror Ismailov.

Ai e shtyu dhe e rrëzoi Ismailovin përpara se ta godiste me top në trup, duke krijuar një moment çmendurie, i cili rezultoi me një karton të verdhë.

Ndeshja e Neymar në Ligën e Kampionëve është vetëm paraqitja e tij e dytë për Al Hilal pas lëvizjes së tij gjatë verës nga PSG, ku iu bashkua klubit të Lindjes së Mesme për një vlerë fillestare prej 90 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Përmbledhja e debutimit mbresëlënës të Neymarit në Al Hilal bëhet virale, ai do t’i ‘shkatërrojë’ në Superligën e Arabisë Saudite

31-vjeçari bëri debutimin e tij në Al Hilal të premten e kaluar teksa shijoi një debutim mahnitës nga stoli.

Skuadra e tij po kryesonte 3-1 kur ai hyri në ndeshje ndikoi në tre golat tjerë në fitoren e tyre 6-1. Ai ishte i pafat që nuk shënoi vetë, duke u afruar në disa raste.

Al Hilal, i cili është në krye të ligës me pesë fitore nga gjashtë ndeshjet e tyre fillestare, rifillon sezonin e tyre të enjten kur do të përballet me Damac. /Telegrafi/