Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka realizuar së fundmi këngën e saj më të re, të cilët pret ta publikojë edhe me videoklip.
Këto ditë ajo ka përfunduar xhirimet e këtij klipi, i cili duket se do të jetë vërtet shumë i përfolur, kjo pasi protagonistja kryesore e tij, këngëtarja Carey në një prej skenave djeg fustanin e saj të nusërisë të krijuar nga Valentino.
Këtë fustan ajo e kishte blerë për dasmën e saj me ish-të fejuarin James Packer, me të cilin prishi fejesën pas një zënke me në Greqi.
Vlera e fustanit të cilin ajo vendosi ta digjte arrin deri në 250 mijë dollarë, gjersa mendohet se edhe kënga e re do t’i kushtohet komplet ish-të fejuarit të saj miliarder. /Telegrafi/