Telegrafi

‘Çmendet’ Lewandowski, shënon het-trik brenda 23 minutash

Bayern Munich po shënon fitore ndaj RB Salzburg me rezultat 3-0 pas një fillimi të furishëm.

‘Fajtor’ për këtë epërsi të madhe të bavarezëve ishte Robert Lewandowski që shënoi het-trik.

Ai fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 12-të  nga pika e bardhë për 1-0.

Në minutën e 21-të u dyfishua epërsia, sërish me golin e polakut nga pika e bardhë.

Het-triku u kompletua në minutën e 23-të për rezultatin 3-0.

Bayern Munich duket në rrugë të mirë për të kaluar në çerekfinale./Telegrafi/