Telegrafi

“Çmendet” legjenda gjermane, kërkon që Mesut Ozilit t’i ndalohet hyrja në vend, pavarësisht se është shtetas gjerman

Legjenda gjermane, Mario Basler ka nisur një sulm të ashpër ndaj Mesut Ozilit pasi dëshiron që ai të ndalohet të hyjë në Gjermani edhe pse ai është shtetas i vendit evropian.

Ozil u pensionua nga karriera ndërkombëtare në vitin 2018, pasi luajti në Kupën e Botës 2014, ndërsa Gjermania mundi Argjentinën për t’u bërë kampion bote.

Ai u tërhoq nga arena ndërkombëtare në moshën 29-vjeçare pasi përmendi racizmin dhe sulmoi federatën gjermane të futbollit.

Largimi i Ozil nga kombëtarja gjermane i ka lënë ende një shije të thartë në gojë Baslerit, i cili ka vënë në shënjestër ish-yllin e Real Madridit dhe Arsenalit.

54-vjeçari, i cili luajti 30 herë për Gjermaninë, e ka cilësuar arsyetimin e ish- mesfushorit të Real Madridit pas pensionimit të tij si ‘turp absolut’.

Për më tepër, Basler nuk do ta linte të kthehej në Gjermani edhe pse Ozil është shtetas gjerman.

Lexo po ashtu Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë: Nuk do ta pranoj kurrë panjerëzinë, mosrespektin dhe racizmin

“Largimi që ai përgatiti për vete ishte jashtëzakonisht i keq”. Ka thënë fillimisht Basler për Bild.

“Nëse do të kisha diçka për të thënë, nuk do ta lija më të shkonte në Gjermani. Ai pretendon se është fyer në baza racore në DFB”.

“Mendoj se kjo është shumë e largët. Një turp absolut”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/