Telegrafi

Çmendet çmimi i naftës

Ky reagim i menjëhershëm i tregjeve erdhi pasi presidenti i OPEK-ut deklaroi se një fuçi naftë mund të shkojë përtej çmimit 150 dollarë në vit, ndërsa Libia njoftoi se do të ulë prodhimin, pasi gjykon se tregu po furnizohet me bollëk.

Dërgesat e gushtit në NYMEX prekën tavanin 140.05 dollarë, për t’u tërhequr më pas në 139.55.

Nga 150 deri në 170 dollarë mund të shkojë këtë verë çmimi i një fuçie naftë, tha Cakib Kelil, president i OPEK-ut.

E vetmja gjë ngushëlluese sipas tij është se nuk ka shnacë që të shkojë në 200 dollarë, siç parashikon banka e investimeve "Goldmen Saks".

Analistët thonë se këto parashikime po e dëmtojnë tregtimin e naftës, pasi sa herë jepën shifra, tregjet tërheqin blerës spekulativë dhe çmimet rriten. /Top Channel/