Në fakt serbët kanë thënë se tërhiqen nga Liga Ballkanike, ku garuan prej edicionit të parë. "Në takimin e Bordit është vendosur që Sigal Prishtina të luajë në edicionin e ardhshëm, 2013/14. Çdo federatë që ishte prezente në takimin e Bordit dhe ato që nuk ishin prezent janë pajtuar me këtë”.
“Federata e vetme që nuk pajtohet që Sigal Prishtina të jetë pjesë e Ligës Ballkanike është ajo e Serbisë. Sekretari i përgjithshëm i kësaj federate, Andrija Kleut, ka informuar ligën që ata nuk e pranojnë këtë vendim dhe janë kundër tij", thuhet në njoftimin e Ligës Ballkanike, transmeton Koha.
Ajo shpreson që Serbia megjithatë të mbetet pjesë e Ligës. "Federata e Serbisë është njëra prej katër federatave që ishin pjesë e Ligës Ballkanike në vitin e parë të garimit. Liga shpreson që Federata e Basketbollit të Serbisë do të ndryshojë vendimin e saj dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e turneut". /Telegrafi/