Site icon Telegrafi

E pabesueshme çka shkruajnë mediat serbe – votimi sipas tyre anulohet?

Mediat serbe po e teprojnë me raportimet dhe gënjeshtrat e tyre.

Mediumet e fqinjit verior në heshtje po përcjellin atë që po ndodhë në kongresin e 66-të të FIFA-s në Meksikë.

Pas Kurir që e cilësoi si skandal pjesëmarrjen e Kosovës dhe gjasat për pranim, janë edhe Blic dhe B92 që kanë raportuar për këtë temë.

Blic ka qenë më i ftohtë në raportim, duke plasuar vetëm informatën si të tillë, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, aspak i ftohtë nuk është B92, që ka devalvuar totalisht nga realiteti.

Ky medium shkruan se Kosova në mënyrë ilegale u pranua në UEFA duke cilësuar shtetin tonë si krahinë të tyre.

Pos tjerash, ata e teprojnë duke gënjyer opinionin serb se votimi për Kosovën në FIFA mund të largohet nga programi.

Ky është vetëm një prej shumë raportimeve jo të sakta të mediave serbe me tendencë ndaj Kosovës, ani pse Kosova është shtet i pavarur dhe së shpejti konfirmohet edhe zyrtarisht pranimi në FIFA dhe pjesmëarrja në Botërorin, Rusia 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version