Një burrë është me fat për të qenë i gjallë pasi ai u përplas dhe më pas u shkel gjatë një eveniment tradicional.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një ngjarje e tillë ka ndodhur në festivalin e famshëm spanjoll ‘bous al carrer’, në qytetin Almassora në rajonin lindor Valencias.
Në video, dhjetëra njerëz mund të shihen në rrugë kur një dem i zi vjen në drejtim të tyre, duke e goditur një burrë që “fluturon” në ajër dhe në tokë.
Të tjerët në rrugë largohen me vrap, por burri në tokë, i cili nuk është emëruar në raporte, pastaj kthen duart mbi kokën e tij, ndërsa një tufë e demave shkon drejt tij.
Për fat të mirë, ndonëse kishte disa të lënduar, asnjëri thuhet se nuk kishte lëndime serioze. /Telegrafi/