Telegrafi

CMA Awards 2020: Lista e plotë e fituesve

CMA Awards 2020 (Foto: Variety)

Mbrëmë (e mërkurë) u shënua një nga evenimentet më të mëdha të muzikës ‘country’, Country Music Association (CMA) Awards.

Yjet nga Miranda Lambert e deri të Keith Urban ishin të pranishëm në këtë mbrëmje, ndërsa po prezantohej nga Reba Mc Entire dhe Darius Rucker.

I nominuari kryesor i mbrëmjes ishte Lambert, i cili fitoi shtatë çmime, i ndjekur nga Luke Combs dhe Dan + Shay’s Dan Smyers, me gjashtë nominime secili.

https://twitter.com/PattiMcclintic/status/1326732415671300096

Smyers po ashtu fitoi nominime shtesë për punën e tij si producent.

Mbrëmja gjithashtu kishte mbledhur dhe prezantoi shfaqje të ndryshme duke përfshirë këtu Maren Morris, Rascal Flatts etj.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë të fituesve në CMA Awards:

Ngjarja muzikore e vitit: “I Hope You’re Happy Now”, Carly Pearce dhe Lee Brice

Videoja muzikore e vitit: “Bluebird”, Miranda Lambert

Muzikanti i vitit: Jenee Fleenor

Kënga e vitit: “The Bones”, Maren Morris

Artisti i ri i vitit: Morgan Wallen

Dyshja e vitit: Dan+Shay

Grupi i vitit: Old Dominion

Albumi i vitit: “What Your See Is Ëhat You Get”, Luke Combs

Artistja femër e vitit: Maren Morris

Artisti mashkull i vitit: Luke Combs

Argëtuesi i vitit: Eric Church

/Telegrafi/