Telegrafi

Cluj në epërsi ndaj Ballkanit pas 45 minutave të para, Frashëri pret dy herë penaltinë

Cluj është duke fituar ndaj Ballkanit me rezultat 1-0 pas 45 minutave të para.

Cluj e nisi ndeshjen më mirë duke radhitur disa raste para portës së Ballkanit.

Emmanuel Yeboah rrezikoi i pari, ndërsa pas tij Karlo Muhar, por për fatin e Ballkanit nuk ishin të saktë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17-të, kur Nana Boateng, shënoi për 1-0 pas një tollovie në zonë.

Në minutën e 32-të, Cluj fitoi penallti, por Ciprian Deac u ndal nga Stivi Frashëri priti penalltinë e tij.

Penaltia u përsërit dhe sërish Deac ishte përballë Frashërit, por portieri ynë sërish priti gjuajtjen e tij.

 

Ballkani vetëm një herë gjuajti në portë në pjesën e parë. /Telegrafi/