Site icon Telegrafi

Clouds are formed in different shapes – Evapify

Muaji Prill njihet edhe si muaji i Autizmit, muaji i diversitetit i cili reflektohet në formën më të pastër nga ata që botën e shohin plotë ngjyra.

Si muaji i ndërgjegjësimit në raport me çrregullimet e spektrit autik, kjo kohë është e mbushur me shumë aktivitete solidarizuese dhe kauza të ndryshme për të informuar të tjerët rreth Autizmit dhe për t’u dalë në ndihme familjeve dhe fëmijëve të prekur nga ky çrregullim.

Evapify ka vendosur që nga data 10 Mars të fillojë kampanjën CLOUDS ARE FORMED IN DIFFERENT SHAPES, ku në secilën pikë të shitjes do të jenë të ekspozuara pikturat e punuara nga fëmijët të cilët marrin shërbime në  qendrën e Asociacionit Nacional të Autizmit në Kosovë.

 

Secili nga ju, do të ketë mundësi t’i shoh pikturat nga afër, të mësoj më shumë rreth fëmijëve, storjeve të tyre dhe t’i blejë ato duke kontribuar direkt në zhvillimin e tyre, sepse mjetet e mbledhura në fund, do të shfrytëzohen për seanca terapeutike falas për këta fëmijë, të ofruara nga Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë.

Na vizitoni në pikat tona shitëse ku mund t’i shihni pikturat unike të ekspozuara dhe të bëheni pjesë e kësaj kauze:

Albi Mall, Kati 0

Royal Mall, Kati 0

Lakrishtë, përballë bulevardit Bill Clinton

Village Shopin gand fun, Ferizaj

Galeria Mall, Prizren

Exit mobile version