George Clooney ka lënë të nënkuptohet se mund të heqë dorë nga aktrimi më herët se sa është pritur.
Aktori hollivudian është shprehur se nuk dëshiron të plaket në ekran.
Në një intervistë të dhënë për BBC, transmeton TCH, 54-vjeçari ka thënë: “Mendoj se askush nuk dëshiron të shohë dikë teksa plaket. Kuptoni, kamera është një gjë që nuk harrohet, kështu që me kalimin e viteve duhet të shfaqesh sa më pak në ekran”.
Lidhur me mundësinë për të kaluar nga aktor në regjisor, ai është shprehur: “Kur plakesh me aktrimin, ti arrin në atë pikë që nuk mund të rrish gjithë jetën përpara kamerave”.
“Është shumë argëtuese dhe shumë kreative të bësh regjisorin e një filmi”.