George Clooney dhe Brad Pitt prezantuan komedinë e re të zhanrit aksion “Wolfs” në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia.
Ata u shfaqën në tapetin e kuq tëfestivalit së bashku me partneret e tyre, Amal Clooney dhe Ines de Ramon, dhe folën për filmin në një konferencë për shtyp.
Gjatë një bisedë me gazetarët, Brad Pitt (60 vjeç) shprehu dëshirën për të punuar me njerëz që i respekton dhe admiron. Clooney e shfrytëzoi këtë deklaratë për një shaka, duke u tallur në mënyrë miqësore me moshën e Pitt.
“Ai ka të drejtë. Ai është 74 vjeç, prandaj, sinqerisht, është shumë i lumtur që në ato vite ende mund të punojë”, tha Clooney, duke shkaktuar të qeshura nga të pranishmit dhe Pitt vetë.
“Jemi me fat që kemi një punë, një karrierë…”, shtoi Clooney, duke reflektuar mbi mirënjohjen e tij për mundësitë që kinematografia u ka dhënë gjatë gjithë viteve.
George Clooney, i njohur për humorin dhe karizmën e tij, e dominoi atmosferën në festival. Aktori hollivudian ishte i buzëqeshur dhe në humor të mirë gjatë gjithë kohës, duke argëtuar të gjithë përreth.
Në një moment, kur një fotograf ra ndërsa po i fotografonte, Clooney i ndihmoi të ngrihej dhe më pas mori kamerën e tij dhe iu bashkua fotoreporterëve për të bërë foto.
Brad Pitt dhe George Clooney kanë një marrëdhënie të gjatë miqësore dhe bashkëpunim profesional, duke përfshirë edhe sukseset e tyre në filmat e serisë “Ocean’s”.
Miqësia dhe respekti i ndërsjellë mes tyre është evident edhe në mënyrën si prezantohen në publik, duke e bërë çdo dalje të tyre një moment të veçantë për fansat dhe mediat. /Telegrafi/