Telegrafi

Clooney kthehet në një serial televiziv

(Foto: Getty Images)

George Clooney është kthyer në ekranet e vogla me serialin “Catch-22”, adaptimin e romanit të Joseph Hellerit.

Me këtë rol, aktori i famshëm hollivudian kthehet në një serial pas afro dy dekadash.

Drejtoresha e Paramount Television, Amy Powell, që në bashkëpunim me Anonymous Content janë duke e realizuar serialin, ka njoftuar për Hollywood Reporter se seriali ka gjashtë episode dhe se Clooney do të përfitojë afër një milion dollarë për çdo episod.

(Foto: Getty Images)

Romani satirik i Heller, “Catch-22”, për herë të parë është botuar në vitin 1961 dhe është një prej romaneve më të lexuara në letërsinë amerikane dhe botërore.

Ngjarja është e vendosur në Luftën e Dytë Botërore dhe sjell tregimin një pjesëtar të ekuipazhit bombardues që përpiqet ta braktisë ushtrinë.

(Foto: Getty Images)

Paraqitja e fundit e Clooneyt në një serial ishte në vitet e nëntëdhjeta në “ER”.

Në atë serial televiziv, aktori i famshëm ka luajtur rolin e doktor Doug Ross. /Telegrafi/