Telegrafi

Clooney bëhet baba i binjakëve

Amal Alamuddin Clooney dhe George Clooney janë bërë prindër të binjakëve.

“Këtë mëngjes Amal dhe George i kanë pritur në jetë Ellan dhe Alexander Clooneyn”.

Lexo po ashtu ​George Clooney është i gatshëm për tu bërë baba

“Ella, Alexander dhe Amal janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një njoftim të publikuar nga CNN.

Këto janë fëmijët e parë edhe për hamshorin hollivudian edhe për Amal.

Çifti u martua në Venecia të Italisë në vitin 2014, ndërsa kjo është njëherësh martesa e parë e Clooneyt.

Aktori ka pranuar se është vonuar në jetë për krijimin e familjes, por tashmë e ka. /Telegrafi/