Site icon Telegrafi

Ç’lloj krijese është kjo?! (Foto/Video)

Krijesa e çuditshme është identifikuar si përzierje mes breshkës dhe krokodilit, që nuk e ka ndryshuar pamjen për shekuj të tërë.

Çfarë është edhe më befasuese, kjo breshkë e rrallë që jeton në ujërat e Shteteve të Bashkuara, ka dalë në breg të lumit Amur në Rusi, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e kafshëve kanë thënë se kjo është një specie e lashtë, që kohën më të madhe e kalon në ujë.

Peshkatari që e ka gjetur në tokë, për një kohë të gjatë është munduar për ta kthyer në ujë. /Telegrafi/

Exit mobile version