Reperi Cllevio është kthyer në një nga personazhet më të komentuar gjatë kësaj kohe për shkak të përleshjes që pati me Rigels Rajkun – Noizyn.
I njëjti është arrestuar këtë javë pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.
Së fundmi, në profilin zyrtar të Instagramit të Kleviol Ahmetit (emri i vërtetë) është publikuar një reagim duke thënë se po keqtrajtohet në paraburgimin në Fier.
Ai tutje thuhet se është në grevë urie për katër ditë si dhe mes tjerash nuk i jepet mjekim.
Postimi i plotë i publikuar ditën e sotme (e shtunë) në Instagramin e Cllevios:
“Me urdhër të Arjan Hasanit, Fatos Likës dhe shefit të regjimit Mato, Kleviol Ahmetaj po keqtrajtohet në paraburgimin e Fierit.
I burgosuri është me të vjella. Në grev urie për rreth katër ditë dhe nuk i jepet mjekim.
Çdo gjë është e faktuar në regjistrin e burgut.
Dhoma në të cilën qëndron është në kushte mizerabel. Asnjë trajtim shëndetësor në gjendjen në të cilën ai ndodhet.
Nuk i jepet mundësia të ankohet në asnjë institucion.
SH.K.B.
Ministria e Drejtësisë
Gjykata e Krimeve të Rënda
Duhet të ndërhyjnë në lidhje me këtë çështje”. /Telegrafi/