Fatmir Limaj ka prezantuar në “Debat Plus” sloganin e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Me çlirimtarët!”, do të jetë slogani përmes së cilit NISMA do të ftojë qytetarët ta mbështesin atë.
“Angazhimi ynë nuk është të mbrojmë individë të caktuar, por të mbrojmë vlerat e luftës dhe vlerat kombëtare të këtij vendi dhe mbrojtjen e së vërtetës”, ka zbërthyer Limaj sloganin e Nismës.
Limaj thotë se ka mospajtime politike me liderë politikë por thotë se ata që janë në Hagë atje janë për luftën e UÇK-së.
“Ata do ta kenë edhe mbështetjen time për të mbrojtur të vërtetën time”.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës ka pësuar goditje për shkak të aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciales ndaj krerëve të UÇK-së.
“Të akuzuarit në Hagë po akuzohen për luftën çlirimtare. Nëse shkatërrohen themelet, nuk do të ketë shtet. Serbia mund të kthehet në viktimë dhe Kosova në agresor”, është shprehur Limaj./Telegrafi/