Zbulimi i brendshëm gjerman, Shërbimi federal për mbrojtje të Kushtetutës, supozon se çlirimi i qytetit irakian Mosul nga grupacioni Shteti Islamik, si dhe humbja e islamistëve në Irak dhe në Siri, mund të çojë drejt sulmeve terroriste në Evropë, deklaroi drejtori i shërbimit, Hans Georg Masen.
“Shkatërrimi i terroristëve është cak i komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë kjo mund të jetë shkak për një zhvillim të tillë të ngjarjeve, që do të çojë drejt aktivizimit të mbështetësve të SHI-së në Evropë, që, ndërkaq do të shkaktojë sulme terroriste apo lloje të tjera të dhunës të kryera me mbështetje të terroristëve. Dëshirojmë t’i parandalojmë në atë dhe të ndërmarrim veprime adekuate”, tha Masen.
Sipas të dhënave më të reja të Shërbimit Federal të Krimit (BKA), këtë vit në qendër të vëmendjes së shërbimeve speciale gjermane janë rreth 450 islamistë, të cilët mund të jenë burim potencial i kërcënimeve terroriste.
“Organet për mbrojtje të sigurisë arritën që gjatë 15 viteve të shkuara të parandalojnë 11 sulme terroriste, të përgatitura në territorin e vendit”, deklaroi drejtori i BKA-së, Holger Munh.