Telegrafi

Clippersat befasojnë Warriors, Philadelphia triumfon kundër Brooklynit

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm dy ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Clippers dhe Philadelphia 76ers kanë shënuar fitore në kuadër të fazës së “play-off”.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur kundër Clippersave me rezultat 135:131.

Kjo ka bërë që seria mes këtyre dyja ekipeve të barazohet, ku secila ka nga një fitore gjersa ndeshja e radhës do të zhvillohet ditën e premte në Staples Center.

Ndërkohë, Philadelphia ka arritur të triumfojë kundër Brooklyn Nets me rezultat 145:123 dhe kanë barazuar serinë e fitoreve në 1-1.

Ndeshja e radhës mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet të premten dhe tashmë ndeshjet do të zhvillohen në Brooklyn. /Telegrafi/