San Antonio Spurs e ka pësuar humbjen e dytë këtë sezon dhe të dytën radhazi në shtëpi nga Los Angeles Clippers me rezultat 92-116.
Spurs e filluan takimin më mirë me një seri të shpejt prej 10-0, por një kundër seri e Clippers prej 18-2 ishte fatale.
Loja dominante e qendrave të Clippers vazhdoi, të udhëhequr nga Chris Paul ata arritën që të krijojnë një epërsi prej 15 pikësh në çerekun e parë.
Kjo ishte edhe fatale për vendasit, të cilët në asnjë pjesëlojë nuk arritën që të shkrijnë këtë diferencë.
Më i miri te Clippers ishte Blake Griffin me 28 pikë e pesë kërcime, teksa te Spurs u munduan Aldridge me 19 pikë dhe Leonard me 14 pikë.
Clippers udhëheq në konferencën e perëndimit me pesë fitore dhe një humbje, po aq sa ka edhe Oklahoma, teksa vendin e tretë dhe të katërt e kanë San Antonio dhe Golden State me nga dy humbje secila.
Nga ndeshjet tjera Indiana e shkatërroi Chicagon, teksa Cavs menzi fituan te outsajderët e Philadelphias. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K5O4LMxdaNU