Site icon Telegrafi

Clippers merr fitoren e katërt dhe eliminojnë Dallasin, kampioni në fuqi e nis me humbje serinë ndaj Boston Celtics

Kawhi Leonard. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Los Angeles Clipper kanë marrë fitoren e katërt ndaj Dallas Mavericks për të kaluar në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit.

Skuadra nga Kalifornia me shumë mund ka eliminuar Dallasin me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Natën e mbrëmshme Clippers kanë triumfuar me 14 pikë epërsi 111:98 në një ndeshje ku shkëlqeu Kawhi Leonard.

Basketbollisti amerikan ishte i pandalshëm, pasi e mbylli takimin me 33 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime.

Kawhi Leonard dhe Luka Doncic . (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

Luka Doncic në anën tjetër te Dallas ishte më efikasi me 38 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, por që nuk i mjafton për fitore.

Në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit, Clippers do të luaj me fituesin e përballjes Utah Jazz 3-3 Denver Nuggets.

Ndërkohë në Konferencën e Lindjes është zhvilluar ndeshja e parë gjysmëfinale mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors.

Celtics kanë marrë fitoren e parë me 18 pikë diferencë 112:94.

Jayson Tatum dhe Jaylen Brown ishin më meritorët për këtë fitore të Cetlics, pasi e mbyllën takimin me nga 21 pikë të shënuara. /Telegrafi/

Rezultatet:

Dallas Mavericks – LA Clippers 97:111 (2-4)

https://www.youtube.com/watch?v=3mOYenVRnEc

Toronto Raptors – Boston Celtics 94:112 (0-1)

https://www.youtube.com/watch?v=ciIJNZvkuwc

Utah Jazz – Denver Nuggets 107:119 (3-3)

https://www.youtube.com/watch?v=-FMh3hZsvJ8

Exit mobile version