Telegrafi

Clippers kthehen te fitoret, mposhtin thellë Minnesotan

Los Angeles Clippers janë rikthyer te fitoret në NBA pas disfatës dy ditë më parë nga Philadelphia 76ers.

Skuadra nga Kalifornia ka triumfuar mbrëmë ndaj Minnesota Timberwolves me 19 pikë epërsi, 124:105.

Për Clippers kjo ishte fitorja e 40-të këtë edicion derisa kanë edhe 19 disfata.

Më meritori për këtë fitore ishte Paul George që arriti të shënonte 23 pikë, pati shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Marc Morris me 19 pikë, derisa Kawhi Leonard e mbylli takimin me 15 pikë e 11 kërcime.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Charlotte Hornets ndaj Portland Trail Blazers 109:101.

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Portland Trail Blzers 109:101
Orlando Magic – Houston Rockets 110:114
Toronto Raptors – Oklahoma City Thunder 112:106
Dallas Mavericks – Sacramento Kings 107:121

LA Clippers – Minnesota Timberwolves 124:105.

/Telegrafi/