Site icon Telegrafi

Clippers kalojnë në finale të Konferencës së Perëndimit, Philadelphia 76ers mposhtë Atlantën dhe ndeshja e shtatë vendimtare

Los Angeles Clippers është skuadra e dytë finaliste në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Skuadra e trajnerit Tyron Lue ka triumfuar në ndeshjen e gjashtë ndaj Utah Jazz me 12 pikë diferencë, 131:119.

Edhe pse me dy mungesa shumë të rëndësishme si ajo e Serge Ibaka dhe Kawhi Leonard, Clippers treguan fuqinë duke mposhtur Jazz për ta siguruar finalen pas katër fitoreve në këtë seri (4-2).

Terance Mann ishte më meritori për fitoren e Clippers me 39 pikë, dy kërcime e një asistim.

E me lojë të mirë u dalluan edhe Paul George me 28 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime si dhe Reggie Jackson me 27 pikë të tjera.

Donovan Mitchell ishte fantastik te Jazz me 39 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Kësisoj Clippers kanë siguruar finalen e madhe të Konferencës së Perëndimit ku do të luajnë me Phoenix Suns.

Duel fantastik po zhvillohet edhe në Lindje mes Atlanta Hawks dhe Philadelphia 76ers.

Në ndeshjen e gjashtë 76ers kanë shënuar fitore me pesë pikë diferencë 99:104 për të barazuar serinë në 3-3.

Në ndeshjen e shtatë që zhvillohet në Philadelphia do të vendoset edhe finalisti nga ky duel. /Telegrafi/

Rezultatet:

LA Clippers – Utah Jazz 131:119 (4-2)

https://www.youtube.com/watch?v=25tHXH1UjhQ

Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers 99:104 (3-3)

 

https://www.youtube.com/watch?v=1XKzY6L06j0

Exit mobile version