Telegrafi

Clippers fiton derbin e qytetit të Los Angelesit, mposht Lakers

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers duket se do të mbeten jashtë garave të “play-off” të këtij viti në NBA.

Lakersat kanë pësuar edhe një humbje nga rivali lokal i Los Angeles Clippers me rezultat 113:105.

Çereku i dytë dhe i tretë ishte fatal për vendasit, të cilët nuk arritën të përmbysin epërsinë e mysafirëve.

Basketbollisti më efikas në radhët e Lakersave ishte LeBron James me 27 pikë gjersa tre më pak i shtoi edhe Rajon Rondo, i cili regjistroi “triple-double” në saje edhe të dhjetë kërcimeve dhe 12 asistimeve.

Në radhët e Clippersave më i miri në parket ishte Danilo Gallinari me 23 pikë ndërsa dy më pak i pati edhe Lou Williams.

Pas kësaj, Clippersat zënë vendin e shtatë të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore gjersa Lakers gjenden në pozitën e dhjetë. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Brooklyn 127:88 Dallas

Miami 114:113 Atlanta

San Antonio 104:103 Denver

Phoenix 114:105 Milwaukee

Utah 112:115 New Orleans

Sacramento 115:108 New York