Telegrafi

Clippers fitojnë falë Chris Paul

the Houston Rockets the Los Angeles Clippers during Game Three of the Western Conference semifinals of the 2015 NBA Playoffs at Staples Center on May 8, 2015 in Los Angeles, California. The Clippers won 124-99. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Stephen Dunn/Getty Images)

Chris Paul shënoi 24 pikë duke ndihmuar Los Angeles Clippers të fitonin ndaj Knicks me rezultatin 101-94. Clippers zhvilluan mbi të gjitha një ndeshje si skuadër, teksa plot 6 basketbollistë të këtij ekipi arritën të kapnin një shifër të dyfishtë në tabelën e realizimeve.

Në “Staples Center” Clippers shfrytëzuan në maksimum faktorin fushë pavarësisht se ishin Knicks që e nisën më mirë takimit. De Andre Jordan me një kosh në periodën e parë shkurtoi diferencën në 11-12.

Gjithsesi Knicks arritën të kryesonin deri në +5 falë dhe lojës së mirë të debutuesit Kristaps Porzingis, që e mbylli ndeshjen me 10 pikë në total. Në periodën e dytë, Clippers megjithatë morën kryesimi e takimit, me rezultatin 32-27, ndërsa një goditje e saktë për 3 e Chris Paul coi shifrat në 53-44.

Nju jorkezët arritën të afrohen deri në 61-68, por Los Angeles zgjati sërish epërsinë e tij në 73-63. Në periodën e katërt, Knicks arritën të barazonin më në fund rezultatin në 84-84 , por loja e shkëlqyer e Reddick dhe goditjet e tij të sakta nga vija për 3 bënë që rezultati të shkonte në 99-92 në favor të Los Angeles, të cilët në fund arritën të fitonin me një +7 për rezultatin 101-94.