Telegrafi

Clippers fitojnë derbin lokal ndaj Lakers

Janë zhvilluar nëntë ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të basketbollit ka qenë në Staples Center të Los Angelesit, ku janë përballur dy rivalët lokal, Lakers dhe Clippers.

Los Angeles Clippers kanë fituar derbin në me katër pikë diferencë 119:115.

Marcus Morris ka qenë më efikasi për fituesit me 21 pikë, dy kërcime e një asistim.

Ndërkohë që me pikë dyshifrore te Clippers e përfunduan takimin edhe pesë basketbollistë të tjerë.

Paul George dhe Kennard e mbyllen takimin me nga 19 pikë, derisa Jackson (16), Zubac (12) dhe Hartenstein me 11 të tjera ishin më efikasit tek mysafirët.

Anthony Davis me 27 pikë e 10 kërcime si dhe LeBron James me 23 pikë e 11 kërcime ishin më efikasit tek Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/