Telegrafi

Clippers befasohet nga Chicago, kampioni mposht Brooklynin

Chicago Bulls ka shkaktuar befasinë e mbrëmjes në NBA.

Skuadra legjendare ka arritur që ta mposht njërin nga ekipet favorite për titullin e kampionit, Los Angeles Clippers.

Pas 48 minutave të zhvilluara, rezultati përfundimtar ishte 109:106 në të mirë të Bulls.

Zach LaVine ishte vendimtar në këtë fitore, pasi shënoi dy pikë dhe fitoi një gjuajtje të lirë për ta vendosur rezultatin përfundimtar.

Ishte pikërisht LaVine basketbollisti më efikas në këtë takim me 31 pikë, katër kërcime e tre asistime.

Për Bulls kjo ishte fitorja e 10-të këtë kampionat teksa kanë pësuar edhe 18 humbje, ndërsa Clippers ka bilanc prej 20 fitoreve e tetë disfatave.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Toronto Raptors me tetë pikë diferencë 110 :102 ndaj Brooklyn Nets.

Pascal Siakam ishte basketbollisti më efikas me 30 pikë, 10 kërcime e pesë asistime në këtë takim. /Telegrafi/

Rezultatet:

Toronto – Brooklyn 110:102

Chicago – LA Clippers 109:106

Memphis – Washington 128:111

Dallas – Miami 118:122

Milwaukee – Cleveland 125:108

Denver – Oklahoma 110:102

Houston – Detroit 107:115