Telegrafi

Clintonët e donin një shqiptare në Kongres (Video)

Një vajzë tjetër me prejardhje nga Malësia, gati sa nuk u bë pjesë e Kongresit Amerikan më 2016.

Suzanna Shkreli thotë se shumë u mbështet nga familja Clinton, derisa garonte për postin e kongresistes nga radhët e demokratëve.

“Kur Bill Clintonit i thanë kush do të kandidojë për Miçigan e kur i thanë shqiptare, kërkoi të më takonte. Ai thjesht i donte shqiptarët”, thotë ajo, teksa shton se kishte mbështetje edhe nga Barack Obama.

Shkreli ka mesazh për shqiptarët që të krijojnë shtet të ligjit dhe që të rinjtë të bëjnë ndryshimin. /Klan Kosova/