Kandidatja e demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton, ka sulmuar sot kandidatin republikan Donald Tramp për qëndrime feministe.
Clinton ka ndërlidhur të drejtën për abortim dhe kontrollin e lindjeve me rritjen ekonomike dhe ka vlerësuar se Tramp mund të kthejë vendin në kohën kur “aborti ishte ilegal dhe se gratë kishin më pak mundësi dhe kur jeta e shumë grave dhe vajzave ishte e kufizuar”.
“Kur Donald Tramp thotë se duam ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe, kjo është shifra për “duam ta kthejmë Amerikën mbrapa””, ka thënë Clinton.
Ajo këto komente i bëri në një konferencë për media të organizatave jo profitabile për shëndet reproduktiv të gruas dhe planifikim familjar, e cila në janar mbështeti kandidaturën e saj për shkak të angazhimit në të drejtat për abortim. Në historinë e deritanishme kjo organizatë nuk ka mbështetur asnjërin nga kandidatët.