Site icon Telegrafi

Clinton “siguron” nominimin e demokratëve për presidente

Hillary Clinton ka arritur votat e mjaftueshme të delegatëve për t’u kandiduar si kandidatja demokratike për presidente të SHBA-ve, raportojnë mediat e huaja.

Sipas sondazhit të mediave, Clinton ka arritur të sigurojë votat e 2,383 delegatëve, të cilat janë të mjaftueshme për të mposhtur kundër kandidatin e saj, Bernie Sanders.

Nominimi i Clintonit shënon histori në skenën politike në SHBA, pasi që ajo bëhet femra e parë e nominuar nga një parti politike për presidente të SHBA-ve.

Raportohet se pas fitores së zgjedhjeve në Porto Riko, Clinton arriti mbështetjen e mjaftueshme për kandidaturën e saj.

Por, delegatët e brendshëm të partisë, të cilët zotohen për mbështetjen e tyre për një kandidat para konventës, por formalisht nuk votojnë për të derisa të mbahet konventa.

Exit mobile version