Telegrafi

Clinton: Rusia të hetohet për krime lufte në Siri

Regjimi sirian dhe rebelët po përballen ashpër në Aleppo pas dështimit të një përpjekje të re diplomatike për të ulur vuajtjet e popullsisë pasi Moska bllokoi në OKB një projekt rezolutë franceze mbi ndërprerjen e bombardimeve.

Gjatë debatit të dytë presidencial amerikan, kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, kritikoi dje në mbrëmje rolin e Rusisë në Siri.

Ish-sekretarja e Shtetit gjatë nën presidencën e Barack Obama theksoi se “ajo mbështet përpjekjet për të zhvilluar hetime për krime lufte të zhvilluara nga sirianët dhe rusën dhe t’i bëjnë të japin llogari për këtë”.