Telegrafi

Clinton për asnjë moment nuk ia heq sytë Ariana Grandes në ceremoninë e varrimit të Aretha Franklinit

Ariana Grande ka kënduar në funeralin e Aretha Franklinit në Detroit.

Prezent në funeral ishe edhe ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili në ceremoni duket se ishte shumë i mërzitur, por kur këngëtarja filloi të këndonte shkaktoi imazhe të çuditshme.

Gjersa Ariana performoi këngën “You Make Me Feel Like A Natural Woman”, kamerat xhiruan me kujdes çdo lëvizje të Clintonit, i cili herë pas here shikonte bukuroshen që nga koka deri në këmbë.

“Neveritëse… Shikoni se si Bill Clinton e peshkon Ariana Granden, ndërsa këndonte në funeralin e Aretha Franklini “, “Billi sërish do të rrezikonte për Arianan”, “Disa gjëra nuk ndryshojnë”, ishin vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale.

Gjithashtu u kritikua edhe veshja e 25-vjeçares, ku zeshkania kishte veshur një fustan tejet të shkurtër për një funeral”.

Aretha Franklin u varros të premten në qytetin e saj të Detroit gjersa funerali zgjati pesë orë.

Në rrugën drejt banesës së, në të cilin morën pjesë një numër i madh personash të famshëm, u përcoll nga 140 vetura “Cadillac” rozë, në kujtim të hitit të të ndjerës “Freeway of Love”. /Telegrafi/