Telegrafi

Clinton nuk do jetë shefe e Bankës Botërore

Këshilltari i afërt i sekretares Clinton, Filip Reines tha se kjo nuk është e vërtetë. “Sekretarja Clinton nuk ka biseduar me presidentin, me Shtëpinë e Bardhë, dhe me askënd se është duke kaluar në Bankën Botërore”, u shpreh Reines.

Zyrtarët amerikanë i referoheshin një raporti të agjencisë Reuters, në të cilin thuhej se Clinton ishte në bisedime me Shtëpinë e Bardhë për ta lënë postin në vitin e ardhshëm në mënyrë që të udhëheqë Bankën Botërore, duke zëvendësuar kështu Robert Zolikun, i cili përfundon mandatin në mesin e vitit 2012.

Clintoni disa herë ka thënë dhe publikisht se do të japë dorëheqje si sekretare e shtetit në fund të mandatit të kësaj administrate. /Telegrafi/