Ndërhyrja amerikane në Libi ka lënë kaos në atë vend, por kandidatja për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton thotë se ajo nuk duhet të fajësohet për këtë, pasi një vendim të tillë e mori Obama.
Siç ju tha ajo simpatizantëve të saj që e fajësuan se pse nuk e ka penguar një përpjekjeje të tillë, dhe të ndihmoj në përmirësimin e situatës në atë vend.
Largimi i Muamar Gadafit, nga pushteti në vitin 2011 e la në dhunë Libi, e cila tani është në duart e grupeve të kundërshtarëve të qeverisë, dhe vendi është bërë një nga bazat e Shtetit Islamik.
Clinton në një tubim të enjten ka reaguar ndaj për akuzave dhe deklaroi se “nuk duhet të fajësohet për rrëmujë”.
Megjithatë, Clinton nuk është ajo e cila e mban gjithë fajin mbi Libinë, pjesën me të madhe të fajit e ka presidenti aktual Barack Obama.
“Në fund të fundit, vendimet për luftë, e operacione të ndryshme merren nga presidenti, siç ishte edhe rasti i Libisë”, tha Hillary Clinton.