Telegrafi

Clinton kthehet në zyrë pas sëmundjes

Një zëdhënës i Clintonit tha se ajo po vazhdon të shërohet në shtëpi, por javën e ardhshme do ta vazhdoj punën në zyrë. Këtë javë ajo nuk do të ketë aktivitete.

Siç transmeton “Evropa e Lirë”, zyrtarët dhe mjekët thonë se Clinton kishte marrë një virus të barkut gjatë turneut të saj në Evropë, në fillim të këtij muaji, me ç’rast u dehidrua, pastaj i kishte rënë të fikët, ishte rrëzuar dhe kishte rënë me kokë.

Më 13 dhjetor ajo ishte diagnostikuar me tronditje dhe nuk është parë në publik.

Sëmundja e detyroi atë që ta anuloj një udhëtim tejoqeanik dhe paraqitjen në një dëgjim në Kongres.

Pritet që në fillim të vitit 2013, Hillary Clinton, do të tërhiqet nga posti i saj i sekretares amerikane të shtetit. /Telegrafi/