Site icon Telegrafi

Clinton falënderon Maldivet për njohjen e Kosovës

Duke shpresuar se edhe shtetet tjera të botës muslimane do ta marrin shembullin e Maldiveve për ta njohur Kosovën, në një të ardhme të afërt, kryediplomatja amerikane Clinton po ashtu e përgëzoi ministrin e Jashtëm të Ishujve Maldive për lidership dhe përshëndeti përkushtimin e tij për t’i inkurajuar shtetet tjera për ta përkrahur njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Si përgjigje, ministri i Jashtëm i Maldiveve Shaheed e falënderoi sekretaren amerikane për mesazhin e saj me rastin e njohjes së Kosovës. Shaheed shtoi se ka punuar për se afërmi me aleatët e Maldiveve lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor dhe i kishte paralajmëruar dhe konsultuar me Kosove përfaqësuesit e ShBA-ve, Britanisë, Indisë etj.

Kurse në përgjigjen e tij për Clintonin, ministri Shaheed e falënderoi sekretaren amerikane për mesazhin e saj me rastin e njohjes së Kosovës.

Ndër të tjera, Shaheed thekson se ai ishte konsultuar për së afërmi me aleatët e Maldiveve për situatën në Ballkan dhe veçanërisht Kosovën, si dhe i kishte paralajmëruar dhe këshilluar me kohë përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë dhe Indisë lidhur me vendimin për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Vendimi për ta njohur Kosovën ishte i drejtë dhe Maldivet do të vazhdojnë të lobojnë tek shtetet tjera për ta njohur shtetin e ri të Kosovës, ka theksuar ministri i Jashtëm i Maldiveve, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në kryeqytetin gjerman, Berlin. /Telegrafi/

Exit mobile version