Telegrafi

Clinton e shqetësuar për ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet amerikane

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, deklaroi se është e shqetësuar për ndërhyrjet e rënda të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Implikimi i mundshëm i rusëve në piraterinë informatike që shënjestroi Partinë Demokrate në korrik ngre pyetje serioze për sa i përket implikimit të mundshëm të rusëve në procesin tonë elektoral”, deklaroi Hillary Klinton.

Sipas saj, është pikërisht kundërshtari i saj, Donald Trump që e inkurajojë Moskën që ta përgjojë.