Megjithëse kandidatja demokrate ka më shumë vota se republikani Donald Trump, ajo nuk ka votat e mjaftueshme elektorale për tu zgjedhur presidente.
Në paraqitjen e saj të parë në publik pas humbjes në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj.
Clinton në këtë fjalim që e mbajti në Uashington, tha se pas rezultateve nuk ka dashur “kurrë të dal prej shtëpisë”
“Të dal para jush nuk ka qenë një gjë e lehtë. Ka qenë një moment javën e kaluar kur doja ta rrëmbeja veten me një libër dhe mos të largohem prej shtëpisë”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
“Unë e di që shumë prej jush janë të zhgënjyer me rezultatet. Unë nuk mund ta përshkruaj dhe e di se nuk është e lehtë. Unë e di se në javën e kaluar shumë prej jush keni pyetur veten nëse Amerika është ajo që kemi menduar”, tha Clinton.
Por ajo ka thënë se në vend të kësaj, u kthye duke u përqendruar përpara dhe foli për ndikimin që pati nëna në jetën e saj.
“Ëndërroj të shkoj te ajo, duke u ulur pranë saj dhe duke folur: Më shiko dhe më dëgjo, ti do të mbijetosh, ti ke ende një familje, tre fëmijë”, është shprehur Clinton.
Ajo shtoi se ndarja e kombit është edhe më e thellë par këtyre rezultateve presidenciale, por se duhet luftuar për vlera.
“Amerika është e vlefshme. Fëmijët tanë janë të vlefshëm. Besoni në vendin tonë, luftoni për vlerat tona dhe mos hiqni dorë”, tha Hillary.
Ajo për humbjen fajësoi shefin e FBI-së, James Comey, i cili kishte lobuar përmes deklaratave për të humbur Clinton. /Telegrafi/