Site icon Telegrafi

Clinton dhe Trump përgjatë viteve (Foto)

Telegrafi ju sjell më poshtë një seri të fotografive të kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, demokrates Hillary Clinton, dhe atij republikan Donald Trump.

Hillary Clinton u lind dhe u rrit në zonën e Çikagos; Donald Trump u rrit në Queens, New York

Ajo ishte në ekipin e debatit në shkollën e mesme Maine High, ndërsa ai ka marrë pjesë në një akademi ushtarake në New York, duke u bërë kapiten në shkollë

Clinton u takua me burrin Bill, teksa të dy ishin duke studiuar Drejtësinë në Yale; Trumpi takoi Ivanan – gruan e tij të parë dhe nënën e tre fëmijëve të tij – kur ajo u shpërngul në New York në vitin 1970

Në vitin 1974, Hillary Rodham ishte avokate në komitetin që akuzoi presidentin Richard Nixon. Dy vjet më vonë, më 1976, Trump kishte filluar karrierën e tij në patundshmëri në New York.

Çifti Clinton, me vajzën Chelsea në Konventën Demokratike më 1992; Familja Trump, viti 1986

Në vitin 1995, Clinton mbajti fjalim për të drejtat e grave në Pekin, si Zonjë e Parë. Në të njëjtin vit, Trump ka qenë në hapjen e Trump Plaza Casino.

Clinton hedh topin në fushë bejsbolli më 1994; Trump në një lojë të ekipit Yankee, në New York më 2004.

Clinton vizitoi vendin e ish-Qendrës Botërore të Tregtisë, një ditë pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, Trump është fotografuar jashtë Bursën së New Yorkut një javë më vonë

Clinton kandidoi për presidente për herë të parë në vitin 2008 – por humbi nga Barack Obama; Donald Trump ka qenë nikoqir për 10 vite në spektaklin “Apprentice”.

Në vitin 2011, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ka lexuar mesazhet në një fluturim në për Libi, ndërsa Trump dëgjonte të famshmit tek bëjnë shaka me të një takim bamirësie

Vera 2016 Clintoni dhe Trumpi pranojnë nominimet e partive të tyre në garën për president. /Telegrafi/

Exit mobile version